“Juve, gjithmonë ai”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbrëmjen e djeshme përjetuam disa ndeshje fantastike nga ekipet e mëdhaja. Juventus fitoi 2-0 në shtëpi kurse Napoli barazoi në shtëpi me një paraqitje të shëmtuar.

Në Premier League, Manchester City shkatërroi 6-0 Nottinghamin, Liverpool fitoi ndaj Newcastle me rezultat 2-1, kurse Tottenham doli “huq” duke barazuar 1-1 ndaj West Ham në transfertë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“La Gazzetta dello Sport” hapet me goditjen e lirë të Vlahovicit: “Juve, gjithmonë ai!“ Serbi tashmë është mbreti i golave ​​dhe fsheh të metat e bardhezinjve ndaj Spezias.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 01/09/2022

Edhe “Corriere dello Sport” për sfidën Juve-Spezia: “E keqe dhe e shëmtuar”. Juve godet me Vlahovic dhe Milik.Prima Pagina Corriere dello Sport 01/09/2022

“Vlahovic-Milik bum bum bum” ka shkruar torinezja “Tuttosport”. Një tjetër goditje dënimi kryevepër e Dushanit. Milik vulos sfidën me golin e dytë të sfidës në minutën e 92.Prima Pagina Tuttosport 01/09/2022

Në Britaninë e Madhe, “Daily Express” nxjerr në pah fitoren 6-0 të Manchester City ndaj Nottingham Forest. Protagonisti ishte super bomberi:“Mbreti Haaland i Cityt”. Një tjetër hat -trick për norvegjezin i cili shkon në kuotën e nëntë golave në Premier League.Prima Pagina Daily Express Sport 01/09/2022

“Eurobasket i Yjeve” ka shkruar gazeta madrilene “AS’. Donçiç, mbron titullin me Slloveninë, Antetokounmpo dhe Jokic, e mbushin me shkëlqim turneun që nis sot.Prima Pagina AS 01/09/2022

Katalanasja “Mundo Deportivo” fokusohet tek dita e fundit e merkatos: “Alba dhe Auba në kufi”. Chelsea ftoh interesin e saj për gabonezin. Alba shumë pranë Interit.Prima Pagina Mundo Deportivo 01/09/2022

“Unë jam një tifoz i Real Madridit dhe do të jem gjithmonë.” është titulli kryesor i prestigjozes “Marca”. Intervistë me Pablo Laso. Trajneri thyen heshtjen dy muaj pas shkarkimit nga ekipi i Real Madrid Basket.Prima Pagina Marca 01/09/2022

“Sport” fokusohet tek merkato e klubit katalanas duke shkruar “Transferimet e minutës së fundit”. Barça do të përpiqet të mbyllë marrëveshjet e Marcos Alonso dhe Bellerín para orës 12 të natës. Jordi Alba mund të shkojë në huazim te Interi dhe Dest në Milan.Prima Pagina Sport 01/09/2022

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV