I vendosi pulës emrin Conor, luftërari irlandez kërcënon Hasbulla-un: Do të të bëj kosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19-vjeçari i famshëm, Hasbulla Magomedov ka nxehur yllin e UFC-së Conor McGregor, pasi i kë vanë pulës së tij emrin e këtij të fundit.

McGrgor ka bërë fillimisht një kërcënim të fortë ndaj Hasbulla ku shkruante se kishte shumë dëshirë t’i jepte një shkelm b*thëve, por që më pas e ka fshirë duke ripostuar sërish, por me një ton më të lehtë.

Ai shkroi në Tëitter: “Do të më pëlqente ta bëja kosh Hasbullën e vogël. Unë do ta kryej misionin tim të shënoj një tre pikësh me të një ditë.”

Shpërthimet tipike në internet të McGregor-it janë bërë të zakonshme në Twitter, megjithatë, irlandezi e quajti megayllin e TikTok një ‘mistrec që mbante me erë të keqe’.

Hasbulla nuk i është shmangur asnjëherë luftimeve kundër disa prej emrave më të mëdhenj dhe më të këqij në planet.

Nga Floyd Mayweather te Logan Paul, sensacioni viral i internetit i imagjinon qartë shanset e tij në ring.

Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, irlandezi ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve të tij të pamëshirshme…

Në mënyrë të pabesueshme, Hasbulla nuk humbi kohë për t’u kundërpërgjigjur.

Miqësia e mirë me Khabib Nurmagomedov ose fakti që ai është nga i njëjti rajon në Dagestan, Hasbulla nuk e ka fshehur faktin se dëshiron një dy-luftim me McGregor.

Pasi i kishte bërë thirrje më parë megayllit të UFC-së në tweeter dhe video të ndryshme, Hasbulla së fundmi vendosi të rrisë lojën e tij duke i vënë pulës së tij emrin e irlandezit.

Në pamjet e publikuara në internet, Hasbulla ka filmuar shpendin e tij, duke thënë: “Kjo është pula ime me emrin Conor McGregor. Ja bukuroshja ime”.

Në mënyrë të çuditshme, tifozët e arteve marciale duket se e pëlqyen pasi video mblodhi miliona shikime në internet.

Lexo edhe :  VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Hasbulla është vënë në shënjestër nga të gjithë yjet e mëdhenj kohët e fundit.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV