Elton Qyno zbulon takimin sekret të Jeton Lamit me Nanon: Për 2 orë e gjysmë në zyrë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale të Lezhës, i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzë se kishte transportuar me makinë Ervis Martinajn ka pasur një takim kokë më kokë me ish-kryepolicin Gledis Nano.

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar mbrëmjen e sotme se takimi është bërë pas ndalimit të Lamit për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij për lidhjet me të shumëkërkuarin e policisë.

Ai shton se në takimin që ka zgjatur 2 orë e gjysmë Lami dyshohet të ketë folur për emra dhe rrethana që kanë të bëjnë me lëvizjet e fundit të Martinajt. Qyno tha se Lami është një person me një rol kyç edhe në masakrën e Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj.

“Jeton Lami ka zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Gledis Nanon. I ka kërkuar ndjesë dhe ka folur për emra të tjerë të përfshirë. Dyshimet janë se ka pasur diskutime edhe për rrethanat ku mund ta ketë dërguar Ervis Martinajn.

Biseda është bërë tek për tek në zyrën e Gledis Nanos. Kontaktin pas arrestimit e ka zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të policisë që ishte në detyrë. Lami është një person që ka një rol në ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë ku u vra Brilant Martinaj”, deklaroi Qyno.

Të fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Lajme të tjera

Web TV