Derbi/ Tonali kundër Barellës, një përballje e madhe në mesfushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së bashku do të kishin qenë një dyshe e bukur, nëse Italia do të ishte kualifikuar për në Botëror. Duke mos pasur këtë mundësi, Nicolo Barella dhe Sandro Tonali do të kenë shansin e tyre në derbi për të treguar se sa vlejnë.

23-shi zikaltër vjen nga një moment pozitiv pas supergolit kundër Cremonese-s, teksa homologu milanist duhet të tregojë ende disa pjesë të repertorit me të cilin mahniti publikun vitin e kaluar.

Ata dinë të bëjnë gjithçka dhe mund të konsiderohen mesfushorë universalë, megjithatë, nëse numri 8 është më “llogaritar”, shoku i tij interist është nga ata që ka një instinkt vrasës.

Zbritjet, edhe pse me mënyra të ndryshme, i kanë konstante dhe të sakta, pasi ndodh rrallë që të prishin ekuilibrat e skuadrave përkatëse.

Diferencat teknike mes tyre thuajse nuk ekzistojnë, pasi në saktësi dhe rikuperime “udhëtojnë” me shpejtësi të njëjta, teksa nuk hezitojnë të vrapojnë, të pasojnë dhe të mbushin territoret e lëna bosh nga shokët.

Bilanci në 7 përballje anon nga ana e Barella-s, megjithatë, Tonali është gati t’i vrapojë kundra e pse jo, ta frenojë nëse nuk arrin ta ndalë.tonalibarela

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV