Ngjarje e rëndë/ Gëzhoja plumbash drejt zyrave të Federatës së Futbollit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Riva, në periferi të Stambollit, ku janë qëlluar me armë zjarri zyrat e Federatës së Futbollit turke gjatë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv.

Gjatë ditës, disa persona kanë goditur drejt godinës, me policin që raportoi se kishte 11 gëzhoja plumbash jashtë zyrave të institucionit dhe se 5 plumba kishin goditur ndërtesën. Nga mediat turke raportohet se plumbat kanë rrezikuar seriozisht jetën e Hamit Altintop, me një prej tyre që kishte kaluar mbi kokën e ish-futbollistit të njohur turk.

Policia kishte ndërhyrë dhe arrestuar personat e dyshuar ndërsa ka qenë vetë Ministri i Brendshëm i Turqisë ai i cili ka dhënë lajmin duke sqaruar se personat në fjalë kanë qenë në efektin e alkoolit ndaj kanë ndërmarrë këtë sulm të pakuptimtë ndaj zyrave të federatës. Megjithatë, po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme për këtë sulm të paprecedent.Criticism of Turkish football by Hamit Altıntop: The quality is very low! -  Breaking Football news - World News | TakeToNews

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV