Hiqet trau tek Parku i Divjakës/ Braçe: E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta kanë nisur punimet për vendosjen e një trau.

I pari që reagoi ishte deputeti socialist Erion Braçe.

“Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes më thonë jemi punëtorë. U them kush po e bën më thonë ADZM. Edhe këtu tek moli për të bërë fotot e dasmave do të behet me pagesë. Për vendas e të huaj do të duhet të kalohet atje matanë tek trau me pagesë për të bërë xhiro në park. E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!”, tha Braçe në rrjetet sociale.

Kundër hyrjes me biletë në parkun e Divjakës shprehet dhe deputetja demokrate, Ilda Dhori.

Por këtë të premte, sipas Report Tv, punimet për vendosjen e traut janë ndërprerë. Nuk ka asnjë tabelë për punimet, ndërsa në asfalt gjendet e shkruar me të kuqe tarifa e biletës 150 lek/automjet.

Nga ana tjetër, policia njofton se ka pezulluar punimet dhe po heton një punëtor të firmës private pasi nuk dispononte leje ndërtimi për punimet.

Të fundit

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh,...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare!

NGA BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, Policia shpall planin njëjavor të masave

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa...

VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe...

Skandal në Itali! Shpërndahen videot intime të prezantuesit të njohur me partneren e tij

Pamje intime të prezantuesit televiziv italian Stefano De Martino dhe të dashurës së tij, Caroline Tronelli, janë publikuar në internet pasi u kapën në...

Lajme të tjera

Web TV