Gjermanët po “shtrëngojnë rripin”, ulet konsumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve shumë gjermanë kursejnë ku të munden dhe duan më shumë lehtësime nga qeveria. Qytetarët me të ardhura të pakta u duhet të bëjnë më shumë shkurtime të mëdha të shpenzimeve.

Nga 1 shtatori në Gjermani është shtrenjtuar sërish benzina dhe nafta për shkak se mori fund paketa e parë e ndihmës për qytetarët. Në të njëjtën kohë shumë qytetarë marrin faturat tani me çmimet shumë të larta të gazit dhe rrymës elektrike. Qeveria gjermane ka bërë të ditur një paketë të re lehtësuese për qytetartët. Qytetarët kanë pritshmëri konkrete. Sipas një sondazhi të ARD-së, gati çdo i dyti qytetar (45%) kërkon masa që të lehtësojnë edhe të ardhurat e mesme. 29% duan masa që të lehtësojnë vetëm ata me të ardhura të ulta.

Ndërsa sipas një sondazhi të mëparshëm të televizionit të parë gjerman, ARD që shërben për matjen e trendeve në Gjermani, Deutschland Trend, shumë qytetarë gjermanë kanë ndryshuar sjelljen ndaj konsumit këto muaj. Sipas të dhënave 70% e të anketuarve kanë pohuar, se kanë filluar të reduktojnë shpenzimin e energjisë- Këta janë më shumë se në prill të këtij viti, kur vetëm 64% kishin filluar të kursenin.

Deutschland Inflation l steigende Verbraucherpreise l Einkaufen

Më pak shkuarje në restorant dhe kinema

Gati gjysma e të anketuarve, rreth 47% kanë thënë, se po blejnë më pak në të përditshmen e tyre. Kurse më shumë se 50% përpiqen të kursejnë para tek reduktimi i aktiviteteve të kohës së lirë, si për shembull të shkojnë më rrallë në restorant, në kinema apo aktivitete të tjera. Kurse 43% janë shprehur se kanë kufizuar pushimet e vitit.

Lexo edhe :  Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Qytetarët me të ardhura të pakta kursejnë më shumë

Në një kohë që ulja e përdorimit të energjisë nuk sjell ndonjë dallim të madh mes kategorive të të ardhurave, të ardhurat e familjeve apo beqarëve luajnë rol në konsum dhe kohën e lirë. Në këtë pikë personat me të ardhura ta pakta kanë ulur ritmin e shpenzimeve ndjeshëm. Kështu rreth 66% e të anketuarve me të ardhura të pakta, (të ardhura mujore deri në 1500 euro) thonë, se blejnë më pak ushqime të përditshme. 59% kanë kursyer tek pushimet.  Kurse vetëm gjysma e atyre me të ardhura të mesme (e ardhur mujore nga 1500 deri në 3500 euro) u duhet të bëjnë kursime të tilla./DW

Të fundit

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit....

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

Lajme të tjera

Web TV