E pazakontë në Kosovë, aktivistët i hedhin miell ministrit: Hakmarrje për… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i pazakontë është shënuar në Kosovë, që shumë shpejt është kthyer në videon më virale të momentit.

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave të Kosovës, Hekuran Murati.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite, ndërsa videoja u bë publike nga kryetari i kësaj force politike Dardan Molliqaj.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj aksion, ndërhyrje, rezistencë”, thuhet në përshkrimin e videos së Molliqajt.

PSD-ja e akuzon Muratin për qëndrimet e tij të fundit rreth grevave. Ministria e Financave ua ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë nga 25 gushti.

Kjo ministri ka kërkuar nga komunat të dorëzojnë lista me emrat e punëtorëve që kanë hyrë në grevë për t’ua ndaluar ditët kur s’kanë punuar.

Murati u shpreh të shtunën se “për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike” do të procedohet me pagesa, por paralajmëroi masa ndaj zyrtarëve që bllokuan listat.

Sindikatat e sektorit publik po kërkojnë nga 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Qeveria të shtunën vendosi t’ua ndajë nga 50 euro për muaj, me fillim prej shtatorit, në kuadër të “pakos për përballje me inflacionin”.

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV