Olena Zelenska kritike me Perëndimin: Ju numëroni qindarkat, ndërsa ne viktimat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, është treguar kritike në lidhje me pretendimet se si pasojë e ndikimit të luftës qytetarët perëndimorë po përballen me problem ekonomike.

Në një intervistë për BBC, ajo u shpreh se ndërsa britanikët “numërojnë qindarkat” ukrainasit “numërojnë viktimat”.

Zelenska tha se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte më e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.

Pyetjes se çfarë mesazhi kishte për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, bashkëshortja e presidentit ukrainas ka rikthyer në vëmendjen kohën e pandemisë.

“E kuptoj që situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, e cila është ende me ne, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë. Por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Pra, kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, kujtoni se ne bëjmë të njëjtën gjë, por në vend të qindarkave ne numërojmë viktimat tona”, u shpreh Zelenska.

Gjatë intervistës, e cila do të transmetohet e plotë nesër, ajo tha se ishte e vështirë për njerëzit jashtë Ukrainës të kuptonin ndikimin e luftës tek populli i saj.

“Prandaj është e rëndësishme të vazhdohet të theksohej dëmi njerëzor i luftës. Prandaj duhet t’i tregojmë këto histori, sepse këto janë fytyrat e vërtetë e një lufte. Asnjë numër bombash të hedhura, as shuma e parave të shpenzuara. Historitë njerëzore janë ato të cilat duhen treguar- dhe ka një mijë histori të tilla përreth”, është shprehur ajo.

Të fundit

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Lajme të tjera

Web TV