Greqia i përgjigjet Erdoganit: Kërcënimet përtej çdo kufiri, do informojmë aleatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Greqisë dhe Turqisë janë shtuar tensionet pas deklaratave të Erdogan, i cili kërcënoi duke thënë se Greqia do të paguajë çmime të rënda.

Për Athinën zyrtare këto janë deklarata provokuese. Ministria e Jashtme e Greqisë në një reagim tha se “kërcënimet e Turqisë janë përtej çdo kufiri”, duke theksuar se do të njoftojnë partnerët.

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në spiralen rënëse të përditshme të egër dhe përtej kufijve të deklaratave dhe kërcënimeve”, duke theksuar se “do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen të deklaratave provokuese të ditëve të fundit”.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në zbritjen e përditshme të egër dhe përtej çdo kufiri të deklaratave dhe kërcënimeve.

Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.

Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin”

Të fundit

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët...

Lajme të tjera

Web TV