Kriza e energjisë dhe çudirat! Nobelisti i fizikës: Gatuani makarona me zjarrin fikur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë. Kështu evropianët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, teksa faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.

Nëse të gjitha këto duken të çuditshme, duhet të dëgjoni se ka njerëz që po sugjerojnë që makaronat mund të gatuhen edhe kur nuk ka nxehtësi.

Është diskutuar prej disa kohësh, por tashmë është konfirmuar edhe nga fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, Giorgio Parisi, i cili vendosi ta zbulojë drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Teknika e gatimit nuk është e re. Disa thonë se e kanë mësuar nga gjyshja, ka nga  ata që pretendojnë se e kanë përjetuar në kurset më të njohura të gatimit, ndërsa në internet ishte Dario  Bressanini, vite më parë që do ta shpjegonte në Youtube.

Tani me rritjen që po pësojnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike, fituesi i çmimit Nobel, Giorgio Parisi, është rikthyer për të folur për të.

“Kjo është hera e tretë që provoj dhe më duhet të them që funksionon! Pasi të ziejë ujin, hidhni makaronat dhe prisni 2 minuta … pastaj mund ta fikni lehtësisht gazin, thjesht përdorni një kapak dhe llogarisni një minutë shtesë nga koha e zakonshme. Të paktën 8 minuta kursim gazi! Duhet të ndryshojmë zakonet dhe nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe”, shkroi ai në facebook.


Epo, deri në dimër, kushedi se ç’do të dëgjojmë tjetër…

 

Të fundit

11 maji, Berisha kërkesë në Asamblenë e PPE: Dërgoni një mision në Shqipëri!

Kryedemokrati Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE u drejtua me një kërkesë, që të dërgojnë një mision fakt-mbledhës...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sulmuesi serb: Nuk kemi frikë nga shqiptarët

Edhe pse pritet që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë i mbushur plot me tifozë shqiptarë, lojtarët e Serbisë kjo nuk duken të shqetësuar. Aleksandar Katai,...

‘Përmbytën’ Finlandën me drogë, SPAK zbulon detajet e operacionit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar “Pietari”, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Në kuadër të operacionit në fjalë janë...

Ndjekje si në filma! 36-vjeçari grabit makinën te Siri Kodra, policia e prangos në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 36 vjeçar i arrestuar për vjedhje ka thyer masën e sigurisë...

Cili është sekreti i trajnerit Conte? Përgjigjen e jep kampioni Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Serie A është liga më e...

Lajme të tjera

Web TV