“Ultra Leao”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionatet po vazhdojnë me një ritëm të ‘çmendur’, dhe ndërkohë që kalendari vazhdon të mbingarkohet, lodhja tek lojtarët po i tregon shenjat e para. Në Premier League, Tottenham dhe Chelsea fitojnë, kurse ekipet pretendente si Man City e Liverpool dalin “huq” duke barazuar në sfidat e tyre.

Në LaLiga, Reali dhe Barcelona kryejnë detyrën, kurse Atletico Madrid ngec në barazim ndaj Sociedad.

Në kampionatin italian të Seria A, Milani mposhti Interin, Napoli mposhti Lazion, dhe nga ana tjetër Juve e mbylli në barazim sfidën ndaj Fiorentinës.

Pikërisht rezultatet e këtyre skuadrave do të jenë kryefjalë e mediave për ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me yllin portugez të Milanit “Ultra Leao”. Milan gjunjëzon Interin, me protagonist Leaon i cili shënoi dy gola fantastikë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 04/09/2022

“Dy Djaj” është titulli kryesor i Corriere dello Sport. Leao dhe Kvara fenomenale: ata e çojnë Milanin dhe Napolin në krye.Prima Pagina Corriere dello Sport 04/09/2022

Tuttosport hapet me bardhezinjtë duke shkruar: “Allegri duhet të bësh më shumë”. Goli i Milik nuk mjafton, Fiorentina barazon dhe dominon pjesën e mbetur të lojës.Prima Pagina Tuttosport 04/09/2022

“Bernabéu vazhdon të festojë” shkruan e përditshmja madrilene AS. Madridi mbetet i vetëm në krye të LaLiga me fitore të plota pasi mposhti Betisin.Prima Pagina AS 04/09/2022

Katalanasja Mundo Deportivo hapet me paraqitjen fantastike të Blaugranave: “Ole Barça”. Barcelona merr fitoren e tretë radhazi duke mposhtur Sevillan me rezultat 0-3 dhe konfirmon linjën e tyre të mire.Kopertina sportive të dielën 4/9/2022

“Një lider me frekuencë” është titulli i prestigjozes Marca. Një Madrid solid e rrëzon Betisin në ritmin e Rodrygos.Prima Pagina Marca 04/09/2022

Sport si zakonisht hapet me katalanasit duke e quajtur paraqitjen e tyre si “Ekspozitë”. Barcelona ishte një tank në Sevilje dhe vazhdon të tregojë se është perfekte.Prima Pagina Sport 04/09/2022

Lexo edhe :  Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

Në Britaninë e Madhe, Express Sport hapet me titullin “Duke parë të kuqe”. Lampard u shpreh i pakënaqur nga arbitri i ndeshjes pasi ai nuk e ndëshkoi Van Dijk me karton të kuq pas një faulli horror.Prima Pagina Daily Express Sport 04/09/2022

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV