Muhamet Rrumbullaku pritet të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me largimin nga kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Muhamet Rrumbullaku i cili mban gradën e drejtuesit të lartë pritet të marrë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Sipas Report TV, Rrumbullaku do te propozohet nga ministri i Brendshëm z. Çuçi në qeveri për tu emëruar drejtor i policisë.

Propozimi pritet të bëhet në fillim jave dhe në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë të shqyrtohet ky propozim.

Ky emërim i z. Rrumbullaku vjen pas shkarkimit të ish-drejtorit Gledis Nano. Ai u shkarkua të mërkurën e kaluar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e drejtorit të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.

Ndërkohë që 2 ditë më parë u konfirmua se Ardi Veliu do të jetë Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Veliu është prezantuar , teksa vjen në këtë post në vend të Muhamet Rrumbullakut.

Kush është Muhamet Rrumbullaku

Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin 2011.

  1. Rrumbullaku ka patur një karrierë të gjatë në këtë profesion.  Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në policië e shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV