Ana Brnabiç mbërrin në Mitrovicë, serbët e presin me pankarta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka mbërritur mesditën e kësaj të hëne në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut. Ajo është pritur nga serbët atje me flamuj e ovacione, duke qenë se vizitonte Kosovën për herë të parë si kryeministre.

“Mirë se vjen në tokën e shenjtë serbe”, shkruhet në disa prej pankartave që mbajnë në duar serbët e Kosovës, ndërkohë pranë vendit ku po mbahet takimi i Brnabiç janë patrulla të KFOR dhe Policisë së Kosovës për të ruajtur sigurinë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Së bashku me kryeministren serbe, Mitrovicën e Veriut e viziton edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviç. Sipas Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç fillimisht do të ndalet në Mitrovicën e Veriut, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës.

Pas kësaj është planifikuar një vizitë në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit e Zubin Potokun.

Të fundit

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Lajme të tjera

Web TV