Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Zbulohet mesazhi i fundit në celularin e xhaxhait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Kurbinit, e cila po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që 40-vjeçari ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”.

Mesazhi është dërguar pasditen e 9 gushtit nga Martinaj në orën 19:21 minuta, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”. Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilant Martinajt, i ekzekutuar më 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës.

Sipas dosjes hetimore, Lavdie Martinaj në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga Policia apo nga…….”. Pas këtyre mesazheve që nuk u japin asgjë hetuesve, telefoni i Ervis Martinaj, nuk ka pasur asnjë sinjal dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje. I vënë në dijeni nga gruaja, për këtë situatë jo normale, Rakip Martinaj dhe të afërmit e tjerë kanë telefonuar biznesmenin e lojërave të fatit, por sërish askush nuk përgjigjej përtej telefonit.

Kjo solli shqetësim të mëtejshëm brenda familjes, duke u impenjuar jo vetëm me burimet njerëzore të tyre, por duke kërkuar dhe ndihmën e organeve shtetërore, për të kryer hetime me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së tij. Prej 26 ditësh, zhdukja e Martinaj vijon të mbetet ende mister, duke ngritur dyshime të forta, përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.

Prokuroria dhe vetë familjarët, që po e ndjekin më shumë ankth situatën, kanë përjashtuar në mënyrë kategorike, se në adresë të tyre, Ervisi ka lënë porosi me SMS, për ushqimin e luanit “Simba”, të cilin familja e mban në kompleksin “Arbëria”. Në lidhje me rastin, organi i akuzës ka regjistrua procedim penal, për veprën penale rrëmbim personi, por pavarësisht hetimeve të kryera nuk ka ende asnjë të dhënë për fatin e Ervis Martinaj.

Lexo edhe :  “Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Dëshmia

Pas arrestimit të agjentit të forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze që ndodhej me të. Prej 16 ditësh, Prokuroria e Kurbinit po kryen hetime për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinaj, nëse ai e ka inskenuar zhdukjen e tij, apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët. Krahas familjarëve, hetuesit po marrin në pyetje edhe të gjithë personat, të cilët mund të kenë të dhëna për lëvizjet e fundit të 40-vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, përpara se ai të shkëpuste kontaktet me familjen e tij dhe fati i tij të mbulohej nga misteri.

Pas arrestimit të agjentit të Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte Martinajn, me qëllim që ky i fundit t’i shpëtonte aksioneve të Policisë, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e Policisë dhe të kërkonin ndihmë.

Vajza është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale. “Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza./Panorama

Të fundit

Meta në qeli/Avokati ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

E rëndë/ Autobusi me nxënës del nga rruga dhe përfundon në lumë

ANGLI-Një autobus që transportonte nxënës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë në Hampshire. Si pasojë tre persona janë transportuar në spital....

Lajme të tjera

Web TV