Me pushime në Ibiza, Dua Lipa ‘ndez’ rrjetin me veshjet e guximshme dhe pozat sensuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa ka patur një verë shumë të ngarkuar me turneun e saj Future Nostalgia. Pas performancës në vende të ndryshme evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtarja po bën disa ditë pushim, para se të rifillojë turneun në Brazil, më 8 shtator.

Këngëtarja e Cold heart ka zgjedhur Ibizën, një nga destinacionet e preferuara të të famshmëve çdo verë, për të shijuar disa ditë pushime të merituara me miqtë e saj. Në ishullin Balearik ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të dhe gjithashtu i ‘ka vënë flakën’ rrjeteve sociale me ‘look-un’ e saj të guximshëm.

Artistja ka habitur fansat e saj me veshjet dhe bikinit që tregojnë më së miri stilin e saj si ‘kameleon’. Një nga modelet më të guximshme ka qenë një fustan i zi transparent, dhe një minifund asimetrik.

Dekoltetë e guximshme kanë rënë në sy edhe në veshje të tjera, si për shembull një kostum me një print veror në nuancat blu dhe jeshile, të cilin Dua e ka kombinuar me një çantë Dior.

Dua Lipa gjithashtu ka “përqafuar” trendin Barbiecore me një fustan pak të tejdukshëm me një dekolte të hapur dhe një detaj në fundin asimetrik. Ajo e ka kombinuar me sandale blu  me platformë, një detaj që është rikthyer në trend në vitin 2022.

Në një tjetër ‘look’ për të shijuar festën në Ibiza, Dua ka zgjedhur teminat, me një set që bie direkt në sy, me pjesën e sipërme mikro-rrjetë, dhe fundpantallona me të njëjtin material.

“Tops” janë të preferuarat e Dua Lipës, që po ashtu i ka veshur në një darkë tjetër në ishullin Balearik, me një fund të gjatë të bardhë dhe një rrip të zi.

Lexo edhe :  Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

Bikinet dhe rrobat e banjës kanë bërë gjithashtu ‘bujë’.

Një nga më të pëlqyerat është, pa dyshim, një ‘body’ shumëngjyrësh pa rripa.

Dhe nuk ka dyshim që ngjyrat janë një nga ‘dobësitë’ e artistes britanike, e cila gjithashtu ka zgjedhur bikini lejla me xixa.

Nuk është çudi, pasi ajo këtë verë ka veshur disa modele të ngjashme rrobabanjosh, si me temina ashtu edhe me printe të ndryshme.

Burimi: La Vanguardia

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV