Hera e tretë/ Instagram gjobitet me 405 milionë euro, akuzohet për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajme të këqija për Instagram…

Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur rrjetin social me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve. Ankesa kishte të bënte me të dhënat e fëmijëve, veçanërisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e e-mailit.

Kompania mëmë, Meta tha se kishte në plan të apelonte vendimin. Kjo është gjoba e tretë që rregullatori irlandez i jep kompanisë.

Një zyrtar i Meta tha për BBC News se hetimi ishte fokusuar në cilësimet e vjetra që i kishin përditësuar më shumë se një vit më parë.

“Çdokush nën 18 vjeç e ka automatikisht llogarinë e tij private kur i bashkohet Instagramit, kështu që vetëm njerëzit që njohin mund të shohin se çfarë postojnë dhe të rriturit nuk mund t’u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin. Ndërsa ne jemi angazhuar plotësisht me DPC gjatë gjithë hetimit të tyre, ne nuk jemi dakord me mënyrën se si është llogaritur kjo gjobë dhe synojmë ta apelojmë atë. Ne po vazhdojmë të shqyrtojmë me kujdes pjesën tjetër të vendimit”, tha zyrtari i Meta.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV