Rama nga Unaza e Re në Berat: Do të krijojmë pamje të jashtëzakonshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puna për rehabilitimit e lagjeve dhe banesave karakteristike vijon në lagjen Mangalem në Berat, ku historia e lashtë e qytetit ndërthuret punimet autentike. Gjatë vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama u ndal për të parë nga afër edhe projektin për rijetëzimin e kësaj lagje emblematike.

Investimet në qytet kanë bërë që një pjesë e mirë e shtëpive të vjetra të restaurohen nga pronarët me synim kthimin e tyre në qendra të ofrimit të shërbimit për turistët vendas e të huaj ndërkohë që mbështetja me bonus për këta pronarë nuk mungon.

“Ky është një model i rrugicave që ne jemi duke restauruar dhe që do të krijojnë një pamje të jashtëzakonshme të zonës. Normalisht kur të përfundojë e gjithë puna, kur të vendoset edhe ndriçimi, këtu do të jenë disa rrugica të magjishme dhe kemi rastin më të mirë të një prej godinave kryesore në Berat. Po restaurojnë me një dashuri të jashtëzakonshme pavarësisht se po i kthejnë në bujtinë dhe unë besoj se do të kthehet në një nga bujtinat më të magjishme në Shqipëri për vetë arkitekturën që ka dhe vlerat që mbart. Janë duke punuar për të kthyer gjithçka siç ka qenë para qindra vjetësh”, – u shpreh kryebashkiaku i Beratit, Demo.

Kryeministri gjithashtu u ndal për të vizituar shtëpinë muze të Vrionasve, një ndërtesë mbi 200 vjeçare e cila është një tjetër vlerë e shtuar në gjerdanin e ndërtesave historike të Beratit mijëravjeçar.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV