Meta: Asnjë ndryshim Kushtetues nuk duhet bërë pa Referendum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për rëndësinë e Referendumeve në Shqipëri. Meta deklaroi se mungesa e referendumeve dhe shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës janë arsyeja se përse Shqipëria ndodhet në këtë situatë që është sot.

Pjesë nga biseda:

Meta: Me Referendumet populli shqiptar ka shkëlqyer. Një politikan si puna ime pas 32 vjetësh e ka shumë të sinqertë këtë konkluzion. Unë jam një politikan që edhe më kanë besuar edhe u kam besuar. Referendumi është e vetmja garanci.

Xhafo: Më jepni një ngjarje të këtyre viteve që meritonte të shkonte në Referendum?

Meta: Ka shumë çështje që duhet të shkonin në Referendum.

Xhafo: Ndryshimet kushtetuese?

Meta: Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dua tu them se asnjë ndryshim kushtetues me këto që na kanë ndodhur ne sidomos nga 2008-ta ku u bë metodë shkelja e Kushtetutës, asnjë ndryshim Kushtetues nuk duhet bërë pa referendum. Ne jemi në këtë situatë sepse ne kemi injoruar rëndësinë e Kushtetutës si garancia më e fortë jo vetëm juridike, por në të gjitha aspektet.

Xhafo: Anëtarësimet në organizatat e rëndësishme Evropian duhet të përfshihen në Referendum? NATO-BE psh?

Meta: Për në BE kjo shkon 99%, për Ballkanin e Hapur, sigurisht që duhet të shkojmë në Referendum./Abc.al

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV