Atentatit ndaj biznesmenit shqiptar, arrestohet një 30-vjeçar italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karabinierët kanë arrestuar një 30-vjeçar italian, si i akuzuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar, Fatmir Ara. 30-vjeçari italian nga Mathi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije nga mediat italiane u arrestua mbrëmë.

Sakaq, 43-vjeçari u gjet i vrarë të dielën në zonën e Torinos. Autopsia, e kryer dje, konfirmoi se ai ishte vrarë me të paktën tre të shtëna arme në fytyrë. Për momentin nuk dihet nëse i arrestuari ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë apo cili ka qenë motivi i ngjarjes.

Viktima ishte në arrest shtëpiak, pasi ishte akuzuar për menaxhim të shitjes së drogës në Ciriè dhe rrethinë. Pista kryesore e policisë është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, ndërkohë që pritet që përfundimi i hetimeve të zbardhë më shumë të dhëna.

Policia është përqendruar dhe në të shkuarën e tij, nga precedentë të ndryshëm penalë dhe ato nuk përjashtojnë asnjë pistë, veçanërisht atë të drogës dhe larjes së hesapeve.

Të fundit

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995,...

Walt Whitman do ta urrente këtë

Nga Elisa New Në vitin 1865, poeti Walt Whitman pyeti: O ç’të vendos në muret e dhomës? Dhe ç’piktura të var nëpër mure, Për të stolisur shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV