Luis Figo flet për Kupën e Botës: Ja pse Portugalia është për finale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një verë e kaluar me shumë zëra në lidhje me të ardhmen dhe një fillim i sezonit te Manchester United jo shumë i mirë, megjithatë Cristiano Ronaldo mund të bëjë akoma diferencën, për klubin e tij dhe për Portugalinë.

Për këtë është i sigurt Luis Figo, legjenda e futbollit portugez, i cili ka folur për cilësitë e pesë herë fituesit të Topit të Artë në një intervistë të dhënë për Football Talks.

Ish-futbollisti, me një të kaluar edhe në Itali me fanellën e Inter-it, ka folur për Cristiano Ronaldo-n dhe për ndikimin që ka ai te Portugelia në prag të Kupës së Botës në Katar.

“Portugalia ka një nga skuadrat më të mira në botë, por është logjike që fitorja e një Europiani ose një Botërori varet nga disa faktorë, jo vetëm cilësia individuale apo e kolektivit.

“Gjithsesi, unë jam optimist se Portugalia do të mund ta shprehë të gjithë vlerën e saj dhe të arrijë në finale dhe ta fitojë Kupën e Botës”.

Duke folur për Cristiano Ronaldo-n: “Askush nuk ka dyshime mbi cilësitë e tij, rendimentin dhe profesionalizmin e Cristiano Ronaldo-s. Jam i sigurt se do të jetë në formën më të mirë të mundshme në Botëror.

“Pa asnjë dyshim, për cilësitë dhe profesionalizmin e madh, mendoj se Portugalia dotë jetë e qetë në lidhje me atë që ai do të mund t’i japë kombëtares”.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV