Rama: Rusia nuk është armike e bashkëpunëtorëve tanë

Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur mundësinë e një faze të re bashkëpunimi me Rusinë. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, Rama deklaroi se “nuk mendoj se Rusia është armike e ndonjërit prej të cilit ne bashkëpunojmë”.

“Ka shumë gjëra që mund të shikojmë pa ndryshuar qëndrimet fondamentale. Do e provojmë”, u shpreh Rama në Moskë.

Në konferencë u prek edhe çështja e Kosovës, shtet i cili nuk njihet nga Rusia.

“Është në të mirë të të gjithve që të njohin Kosovën, është në të mirë të Serbisë. Ne do të mbështesim dialogun dhe e arritjen e njohjes”, tha ndër të tjera Rama.

https://fjala.al/2020/02/26/marrdheniet-rusi-shqiperi-lavrov-duhet-te-pergjigjet-pala-shqiptare/