Nga buxheti tek ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, çfarë pritet sot në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme plenare në Kuvend do të miratohet akti normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike. Po ashtu gjatë seancës së sotme do të miratohet edhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2022.

‘Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.9.2022.  (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Akt normativ nr.11, datë 29.7.2022, “Për disa shtesa në ligjin nr.8926, datë 22.7.2022, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre””. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Integrimin Europian Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4. Akt normativ nr.12, datë 29.7.2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022””, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 12/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe miratimin e përbërjes të tij, ndryshuar me vendimin nr. 48/2022””.

6. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posacëm të Kuvendit të Shqipërisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian””.

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).’- thuhet në rendin e ditës.

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV