“Çfarë ka ky që ulërin?”/ Rama i kthehet Bushatit: Injoranca ju ka sjellë këtu o zotëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal sërish tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës.

Ai tha se masat janë marrë me qëllim që të mos preket çmimi i energjisë në faturë për familjet dhe bizneset e vogla.

“Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen tani për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit italian, duhet të jem në kryeministri. Është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi sot, që qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afatmesëm në vend se të ndjekim nga pas krizën me paketa afatshkurtra. Ky është një shpenzim më i madh, por besojmë se kjo është rruga e duhur. Më bëri përshtypje parafolësi që ngriti një pyetje se çfarë europiane ka sot në Shqipëri ku çmimet rriten.

Jam i bindur që ju banoni në një planet tjetër, por nëse ka një gjë sot që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Është një situatë me të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i i ulëti në rajon. Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë që fundi do ta tregojë për të mos e prekur çmimin e energjisë në faturën e konsumatorëve dhe bizneseve të vogla”, u shpreh Rama.

Në lidhje me menaxhimin e hidrocentraleve, Rama tha se Shqipëria nuk e siguron dot të gjithë nevojën vendase dhe i duhet të dalë në treg.

“Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase. Është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar dhe afektohet nga çmimi. Mbulesa e garantuar deri tani është 330 milion euro të shpenzuar. Parashikimi ynë që kjo shifër mund të shkojë shumë më lart. Ne jemi të përgatitur. Do të veprojmë me një riindeksim të pensioneve, do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të jetë efektiv për pensionistët qysh në muajin tetor. Në total 9.3 % indeksimin e pensioneve për këtë vit”, tha kryeministri.

Lexo edhe :  "Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba"

Teksa kryeministri fliste për përballimin e krizës, në një moment ka ndërhyrë deputeti Helidon Bushati, ndërsa Rama iu kthye duke thënë “përse ulërin”.

Nikolla: O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne?

Rama: Çfarë ka ky mo? Çfarë ka që ulërin? Pse ulërin mo? O zotëri! Injoranca nuk është argument nuk ka qenë kurrë. Injoranca e kthyer në argument ju ka sjellë këtu ku jeni.

Të fundit

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Lajme të tjera

Web TV