Më shumë minuta/ Trajneri i ri i Chelsea i rrit shanset Armando Brojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter, ka treguar se është një mjeshtër i menaxhimit të talenteve dhe rritjes së tyre.

Bissouma, Cucurella dhe Ben White janë disa nga lojtarët që kanë përfituar nga puna me të gjatë viteve të fundit.

Kjo nuk ishte një nga cilësitë që trajneri i larguar, Tomas Tuchel, e kishte një nga pikat më të forta, ndërsa shpesh zgjidhte që të rinjtë t’i dërgonte në formë huazimi për t’u përmirësuar në klubet e tjera.

Potter do të ketë shumë talente të akademisë në skuadrën e parë të Chelsea, përfshirë edhe Armando Brojën dhe Conor Gallagher. Mesfushori 22-vjeçar mund të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadër me 47-vjeçarin në stol.

Por edhe Broja gjithashtu mund të përfitojë më shumë minuta në ëndrrën e tij për të qenë një ditë titullar në klubin e zemrës.

Të fundit

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Lajme të tjera

Web TV