Rikthehen zërat, Donnarumma drejt Juventusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se Milan duhet të kërkojë për një portier të ri tashmë, pasi skuadra e Juventusit duket se e ka shumë seriozisht në dëshirën e saj për të marrë Gianluigi Donnarumma-n.

21-vjeçarit po i arrin fundi i kontratës dhe kjo gjë duhet t’i frikësoj kuqezinjtë, pasi kërkesat për portierin janë goxha të larta.

Menaxheri i tij Mino Raiola kërkon që ta largojë portierin nga kuqezinjtë, duke pasur parasysh se aty ai nuk mund të fitojë më shumë se sa aktualisht dhe nuk mund t’i dhurojnë atij shikueshmërinë ndërkombëtare që kërkon.

Për këtë shkak mediat italiane raportojnë se Juventus e sheh Donnarumma-n si zëvendësues të Buffon.

Kërkesa e Milan për të lënë të lirë portierin është e lartë, rreth 50-60 milionë euro, ndërsa Juventusi nuk do të dëshironte të shpenzonte më shumë se 30-35 milionë euro për të, pasi duhet llogaritur që portieri hyn në vitin e fundit të kontratës.

Megjithatë negociatat pritet të jenë goxha të afërta dhe largimi i Donnarumma-s nga Milan shumë i shpejtë./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV