Real Madrid vazhdon monitorimin e “çështjes” Nkunku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Christopher Nkunku po vazhdon formën fantastike edhe këtë sezon me skuadrën gjermane RB Leipzig.

Sulmuesi francez e ka nisur për mrekulli sezonin e ri, ku në tetë ndeshjet e para zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.

24-vjeçari rinovoi muaj më parë kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2026, por nuk pritet të qëndrojë edhe shumë gjatë tek kjo skuadër, pasi klubet më të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Marca ka raportuar se Real Madrid është duke e monitoruar situatën e Nkunkus dhe formën që po kalon francezi me RB Leipzig.

‘Los Blancos’ synojnë transferimin e yllit francez për sezonin e ri, derisa Nkunku ka një klauzolë largimi nga Leipzig.

Kampioni në fuqi i Europës nuk e ka problem që të paguaj klauzolën e francezit prej 60 milionë euro.

Gjithsesi madrilenët nuk do ta kenë aspak të lehtë të nënshkruajnë me Nkunkun pasi në garë për të janë edhe skuadra tjera të mëdha si PSG, Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Arsenal e Inter.

Të fundit

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Ohërin, ku u takua me Presidenten Siljanovska-Davkova për të diskutuar bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe...

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve. Ndryshe nga ditët...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Lajme të tjera

Web TV