“Plazhi si në Maldive/ Çmimet e ulura në shtator, mbushin Ksamilin me turistë të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ndodheni në plazh, shitore apo restorante, atëherë do të dëgjoni shumë gjuhë të huaja, duke kuptuar se vijnë turistë nga mbarë Evropa për t’i kaluar pushimet në Ksamil.

Miërpo, pavarësisht motit, ata e zgjedhin Ksamilin edhe tani që jemi zyrtarisht vjeshtë. Turistë të ndryshëm kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë dhe freskinë e shtatorit pranë detit dhe natyrës së bukur që jugu i Shqipërisë ofron. Të ardhur nga Zvicra dhe Italia, ata thonë se e kanë zgjedhur Ksamilin pasi kanë konsideruar përshtypjet e marra në internet apo nga miqtë e tyre që kane vizituar më herët.

“Kemi ardhur nga Zvicra, para tre ditësh. Deti është shumë i bukur, uji i freskët Ishim në Durrës edhe Tiranë. Na thanë që Ksamili dhe Saranda janë vende mahnitëse, Maldivet e Shqipërisë, dhe erdhëm ti shohim. Në këtë periudhe te vitit koha është më e freskët dhe çmimet më të ulëta. Do të rrimë këtu 14 ditë”, thotë njëri prej tyre.

“Jemi surprizuar nga klima dhe sjellja e mirë e njerëzve, këtu hahet shumë mirë, prisja plazhe me te mëdha, por shumë mirë është edhe kështu gjithçka është perfekt”, shton një tjetër.

Rritjen e numrit të turistëve, operatori turistik Albert Sula e lidh edhe me uljen e çmimeve.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV