Sulmi kibernetik anulon fluturimet? Drejtori i Aviacionit Civil: Akt sabotimi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 herë më pak, është fluksi që po operon aeroporti i Rinasit, për shkak të sulmeve që kanë goditur sistemin TIMS në pikat kufitare të vendit.

Drejtori i aviacionit civil, Maksim Ethem ka folur për media pas përfundimit të Mbledhjes së Sigurisë. Ai tha se si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur asnjë pasagjer që të ketë anulluar fluturimin, teksa tha se sot fluksin e kanë menaxhuar me sukses dhe se fluturimet kanë vijuar normalisht.

“Sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë në mëngjes, e dyta në orën 11-12  dhe tjetra në darkë.. Vala e parë është menaxhuar me sukes, pasi u kemi komunikuar pasagjerëve problemin dhe ata janë paraqitur 2 orë më herët.

Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është një akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre. Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet”, tha ai ndër të tjera.

Të fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri. “Për sa i përket flukseve...

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV