“Krijoi Kosovën e Veriut”, Kurti akuza Thaçit: Asosacioni dhe ndryshimi i kufijve e njëjta gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzon presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon hyrjen e Forcave të Sigurisë në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për një marrëveshje sekrete të vitit 2013-të midis Thaçit në pozitën e kryeministrit dhe ish-sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kurti deklaroi se në letrat që i janë vënë në dispozicion nga një zyrtar i NATO-s, aty është shpikur edhe termi “Kosova e Veriut”. Sipas kryeministrit, kjo tregon se asosacioni i komunave serbe dhe ideja e shkëmbimit të territoreve është e njëjta gjë.

Kurti theksoi se marrëveshja ndërkombëtare duhej të miratohej nga Parlamenti, por kjo nuk ka ndodhur. Aty bëhet me dije se FSK duhet të marrë dakordësinë e KFOR-it përpara se të shkojë në veri të vendit.

Për marrëveshjen, Kurti ka njoftuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeprokurorin e shtetit.

I pyetur nëse Thaçi duhet të shkarkohet nga detyra, Albin Kurti tha se këtë vendim do ta marrin deputetët.

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV