21-vjetori i 11 Shtatorit, ja titujt e gazetave një ditë pas ngjarjes që tronditi botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar 21 vite nga 11 shtatori 2001, dita kur Kullat Binjake të New Yorkut u shembën pas rrëzimit të dy avionëve të rrëmbyer nga terroristët e Al-Kaedës. Mes orës 9.59 dhe 10.28, fillimisht kulla veriore dhe më pas ajo jugore u shkatërruan, duke ngritur një re të madhe pluhuri. Atë ditë, në New York, 2753 vdiqën. Ajo ditë tronditi dhe ndryshoi përgjithmonë jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por gjithë botën. Ja faqet e gazetave ndërkombëtare të kohës.

New York Times shkruante: SHBA e sulmuar. Avionët shkatërrojnë kullat binjake dhe godasin Pentagonin në një ditë terrori.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” hapej me titullin: Sulm ndaj Amerikës dhe qytetërimit.

Anglezja “The Guardian” e quante sulmin “Deklaratë për luftë”

Gazeta e njohur e New Yorkut, Time, përcillte një imazh horrori duke theksuar datën e ngjarjes tronditëse.

“La Repubblica” gjithashtu hapej me titullin: Sulm ndaj Amerikës

“New Yorker” shpaloste dy godinat ikonike, kullat binjake të cilat u shembën në mes të New Yorkut.

“The Economist” shkruante: Dita ku bota ndryshoi.

Prestigjozja angleze “Daily Mail” hapte faqen e parë me titullin: Apokalips.

“The Wall Street Journal” shkruante “Terroristët shkatërrojnë qendrën tregtare botërore, godasin Pentagonin me avionët e rrëmbyer.”

“Il Giornale” shkruante: Mijëra të vdekur. Në zemër të Amerikës, atentati më i rëndë në histori.

“Një akt lufte” shkruante “New York Post”.

Gazeta amerikane “People” hapej me titullin: 11 shtator, 2001, dita që tronditi Amerikën.

“The Washington Post” shkruante: Terroristët marrin peng 4 avionë, shkatërrojnë qendrën tregtare botërore, godasin Pentagonin, qindra të vdekur.

Gazeta franceze “Liberation” hapej me një imazh nga ngjarja e rëndë dhe datën e sulmit terrorist 11 shtator, 2001.

Lexo edhe :  20 vite punë, 815 milionë euro/ Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

Prestigjozja londineze “The Mirror” shkruante: Luftë mbi botën.

Gazeta gjermane “Die Welt” hapte faqen e parë me titullin: Sulm terrorist në zemër të Amerikës.

Gazeta britanike “The Times” shfaqte si titull të vetëm kryesor datën dhe orën ekzakte të sulmit mbi kullat binjake: 10.01 am, 11 shtator 2001.

“L’Unita” shkruante: Gjendje lufte në Amerikë.

“Zemërim i paepur” ishte titulli i gazetës së njohur amerikane “The News Leader”.

Gazeta e San Franciscos në SHBA, “The Examiner” hapej me titullin e drejtpërdrejt: Bastardë! Një Amerikë e ndryshuar.

“SHBA në luftë” shkruante e përditshmja norvegjeze “Dagbladet”.

“A është Lufta e Tretë Botërore” shkruante gazeta milaneze “Panorama”.

“The Washington Times” e cilësonte ngjarjen “Horror”.

“Detroit Free Press” hapte faqen e parë me titullin: Dita më e errët e Amerikës.

“Des Moines Register” shkruante: Bush betohet të sulmojë mbrapsht.

“Kthetrrat e terrorit” shkruante gazeta “El Nuevo Herald”.

“The Salt Lake Tribune” hapte faqen e parë të gazetës me titullin: E paimagjinueshme

Të fundit

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Lajme të tjera

Web TV