“Nuk e dija se isha shtatzënë”, historia e 19-vjeçares: Pashë kokën e foshnjës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë adoleshente ka treguar se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa lindi në dyshemenë e dhomës së saj të ndenjes pasi u kthye nga shkolla.

Vajza, e cila ishte 19 vjeç shpjegoi se nuk kishte simptoma të të qenit shtatzënë dhe vazhdoi të kishte perioda të rregullta, por u trondit kur pa kokën e foshnjës nën fundin e uniformës së shkollës.

Nëna, e njohur si Alexis në TikTok, ndau historinë e saj në internet në një video që është ka marrë mbi 2.3 milionë shikime dhe shpjegoi se ajo përjetoi një shtatzëni të fshehtë kur ishte 15 vjeç.

Një shtatzëni e fshehtë është kur metodat e testimit mjekësor nuk arrijnë ta zbulojnë atë dhe simptomat e zakonshme si të vjellat, periodat dhe barku i madh nuk ndodhin, shkruan The Sun.

Ditën e lindjes, Alexis zbuloi se kishte pasur gjithë natën dhimbje dhe disa orë më vonë ajo solli në jetë foshnjën.

Në një tjetër video, Alexis ka shpjeguar se ka lindur në dyshemenë e dhomës së ndenjes.

“Përfundova duke lindur fëmijën tim në dyshemenë e dhomës së ndenjes pa e ditur se isha shtatzënë”, tha Alexis.

“Kisha perioda të rregullta dhe pa simptoma, barku im nuk u rrit. U zbulua se kalova një shtatzëni të fshehtë.”

Reagimet e njerëzve në videon e saj ishin të shumta. Disa nuk e besonin, ndërsa të tjerë konfirmonin se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe të afërmve të tyre.

Të fundit

Eurovizioni, Luiz Ejlli përkrah Shkodrën Elektronike: Sonte janë zëri ynë, votoni

Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të...

Zelensky uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Zelensky...

Balluku ironizon PD: Shokuese të të heqin mandate nga lista e mbyllur

Në qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi i votave, me Partinë Socialiste që ia del të marrë 12 mandate, teksa pritet edhe numërimi i...

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Elbasani ka nisur numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS fitoi 10 mandate, ndërsa PD vetëm 4. Në listën...

11 maji, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit...

Lajme të tjera

Web TV