Përshkallëzohen tensionet, roja bregdetare greke hap zjarr ndaj një anijeje turke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anijet e rojes bregdetare greke kanë hapur zjarr ndaj një anijeje mallrash turke që lundronte në ujërat e detit Egje , duke përshkallëzuar tensionet me Turqinë që janë rritur javët e fundit. Nga të shtënat 20 km në jugperëndim të ishullit turk Bozcaada nuk pati viktima, tha një deklaratë e rojes bregdetare turke.

Pas zjarrit nga anijet greke, dy anije të rojes bregdetare turke shkuan në zonë dhe varkat greke u larguan, shtoi ai.
Roja bregdetare greke konfirmoi se ishin “të shtëna paralajmëruese” drejt një anije që “lëvizte në mënyrë të dyshimtë” në ujërat greke pranë ishullit Lesbos.

Kapiteni i anijes së mallrave refuzoi të lejonte një inspektim dhe më vonë u shoqërua në ujërat turke, thanë zyrtarët e rojes bregdetare greke.
Zona është e njohur për shumë anije që sjellin emigrantë nga Turqia në vendet e Bashkimit Evropian, Greqi dhe Itali. Roja bregdetare greke tha se kontrollon rregullisht anijet që sillen në mënyrë të dyshimtë në Egje.

Zyrtarët grekë kanë ngritur shqetësime për një tjetër shpërthim konflikti në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë .
Nga ana tjetër, Ankaraja ka akuzuar Athinën për “pushtimin” e disa ishujve të Egjeut dhe për ngacmimin e avionëve turq me sistemet e mbrojtjes S-300 të prodhimit rus të stacionuar atje. Athina i mohon pretendimet.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV