“Erdhi ushtria jonë”. Lot gëzimi, lule dhe përqafime: Çlirohen dhjetëra qytete në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina është duke çliruar nga rusët një numër të madh vendbanimesh kryesisht në zonën e Kharkivit dhe një pjesë në Luhanks duke i përzënë rusët disa dhjetëra kilometra në brendësi të frontit të mëparshëm.

Deri më tani raportohet se janë çliruar më shumë se 12 mijë kilometra katror në Kharkiv, Luhanks, Zaporizhzhia si edhe në Kherson. Pjesa kryesore e kundërofensivës është duke ndodhur në veri-lindje të Ukrainës, pra Kharkiv ku edhe raportohet numri më i madh i vendbanimeve të çliruara.

Të ndejtur gjashtë muaj nën pushtimin rus, civilët ukrainas kanë dalë në rrugë duke festuar pasi panë ushtarët e tyre që po futeshin në njërin prej fshatrave të Kharkivit.

Ata u dhanë ushtarëve lule dhe përqafime.

Rusët janë duke u tërhequr nga një zonë e madhe e pushtuar dhe autoritetet e kanë justifikuar këtë veprim me rigrupim të ushtrisë për një ofensivë të re kundër ukrainasve, por këta të fundit raportojnë se sasia e armatimit të braktisur nga Rusia në fushëbetejë është aq e madhe sa i bën të pamundur veprimet luftarake nga ata për të paktën disa muaj.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV