Izraeli në krah të Shqipërisë për të luftuar sulmin kibernetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli ka ofruar ndihmë kibernetike pas vendimit të Shqipërisë për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas hackerimit.

Në një takim me ministren e jashtme, Olta Xhaçka zv. Ministri i jashtëm i Izraelit, Idan Roll ka shprehur vlerësimin e Izraelit për këtë vendim të vendit tonë si dhe ka ofruar ndihmë dhe përvojë për mbrojtje nga sulme kibernetike.

“Kam folur me ministren e Jashtme Shqiptare Xhacka Olta në ‘ShapingFFP’. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet Izrael dhe Shqipëri”, thuhej në Twitterin e zv.ministrit të jashtëm të Izraelit.

Kjo ndihmë nga Izraeli vjen pasi sistemi TIMS në vendin tonë ra pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vend. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Të fundit

Peshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës!

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike...

Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një takim njohës mbi procesin me...

Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi...

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti tha se e sheh të...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Lajme të tjera

Web TV