Ursula von der Leyen prezanton planin për krizën energjetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plani i Komisionit për trajtimin e krizës energjetike po përshkruhet aktualisht nga presidentja e tij, Ursula von der Leyen , në fjalimin vjetor “Gjendja e Bashkimit Evropian”.

Von der Leyen pritet të propozojë një “kontribut solidariteti” për prodhuesit e energjisë elektrike që nuk përdorin gaz natyror , por erë, diell, energji gjeotermale, mbetje, energji bërthamore, linjit, naftë dhe lloje të caktuara hidroenergjetike dhe biomasa. Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të mbledhin këtë taksë dhe të rishpërndajnë fondet tek konsumatorët.

Megjithatë,  von der Leyen është në favor të masave të detyrueshme të konsumit të energjisë elektrike, gjë që po shkakton reagime brenda Bashkimit, pasi shumë shtete anëtare kërkojnë të kenë masa më vullnetare dhe planifikime të bëhen në nivel kombëtar. Komisioni do të vendosë në tavolinë një ulje të konsumit në baza të detyrueshme nga shtetet me 5% dhe në baza vullnetare me 10%, ndërsa do të synojë uljen e konsumit edhe në baza ditore, veçanërisht në orët jo pikut.

Në fund të fundit, ndërhyrjet europiane do të përcaktojnë në masë të madhe edhe modelin e subvencionimit për gazin natyror, i cili pritet të ketë karakteristika përshkallëzuese, siç do të ndodhë me energjinë elektrike.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV