Shpërthejnë konfliktet fetare, përgjaket India

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën këtë javë në Indi, pas nisjes së protestave të dhunshme kundër ligjit të ri të nënshtetësisë, të miratuar nga qeveria indiane. Sipas kritikëve të ligjit të ri të nënshtetësisë, ky amendament i shtuar diskriminon popullsinë myslimane.

Por kreu i qeverisë, anëtar i partisë nacionaliste hindu, Partia e Popullit Indian (Bharatiya Janata Party), Narendra Modi, thotë se, asgjë nuk ka ndryshuar për 1,3 miliardë indianët pas miratimit të këtij ligji.

Gjatë një takimi të zhvilluar të dielën, kryeministri Modi ka kundërshtuar kategorikisht akuzat se ligji i ri i nënshtetësisë indiane, i miratuar nga qeveria që ai drejton, është anti-islamik. Sipas tij janë partitë opozitare që kanë shtrembëruar faktet për të dobësuar qeverinë legjitime indiane.

“Ligji i ri i nënshtetësisë nuk ka asnjë impakt për popullin indian, dhe siguroj indianët myslimanë se asgjë nuk do të ndryshojë për ata. Ne asnjëherë nuk kemi pyetur shtetasit indian nëse frekuentojnë tempuj të ndryshëm apo xhami, kur zbatojmë skemat tona të ndihmës sociale”,- u shpreh kreu i qeverisë indiane, Modi gjatë një takimi me mbështetës të partisë së tij.

Ligji i ri për nënshtetësinë, lehtëson aplikimet për marrjen e vizës për pakicat fetare në mënyrë të më pas të aplikojnë për nënshtetësinë indiane. Ky ligj vlen për vendet fqinje të Indisë si Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, por përjashton popullsinë me përkatësi fetare islame.

Protestuesit kundër ndryshimit të ligjit kanë reaguar ashpër duke shprehur shqetësimin se ligji kërcënon seriozisht Kushtetutën laike indiane dhe nënshtetësinë e myslimanëve indianë.

Kryeministri Modi theksoi gjithashtu gjatë takimit se qeveria e tij nuk paraqet reforma të cilat kanë paragjykime fetare. Sipas tij partitë opozitare po përpiqen të shtrembërojnë faktet në mënyrë që të frikësojnë popullin dhe të dobësojnë qeverinë.

Lexo edhe :  "Ku i kam fëmijët?" 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

“Opozita po bën çdo përpjekje për të më rrëzuar nga pushteti”,- tha Modi. Ai i ka bërë thirrje që protestuesit të ndalojnë përdorimin e dhunës.

Narendra Modi gjatë karrierës së tij politike, dhe para se të zgjidhej kryeministër, është akuzuar për ndjekjen e politikave nacionaliste hindu dhe shkeljen e të drejtave të njeriut për popullsitë që nuk i përkasin besimit hindu.

Raportohet se deri tani qeveria indiane ka ndërmarrë një qasje të ashpër kundër protestuesve. Këto veprime sjellin në memorien e indianëve politikat kolonialiste britanike ku tre ose katër persona ndaloheshin të mblidheshin së bashku në mënyrë që të evitoheshin protestat. Interneti gjithashtu është ndërprerë në disa shtete.

Shoqëria civile shpesh ka akuzuar qeverinë se qëllimisht nxit përçarje mes popullsisë së besimit hindu dhe popullsisë myslimane duke përkrahur ekstremistët e djathtë./Fjala.al/Burimi: DW, Indian Times/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV