Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Klajdi Dokoli: S’e njoh Florenc Çapjan, por kjo foto…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Pas një pauze në pushimet e muajit gusht, seanca gyqësore kundër Ervis Bardhit, Etien Canit, Ardjan e Florenc Çapjas, dhe Jorgo Lekut, ka vijuar këtë të Mërkurë me dëgjimin e dëshmisë së njërit prej të pandehurve, Klajdi Dokoli.

I riu akuzohet nga prokuroria e posaçme SPAK, se ka qenë pjesë e grupit të personave të mësipërm që ekzekutuan në 15 gusht 2012 në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirin.

Gjatë gjithë rrëfimit të tij para gjykatës së posaçme, Klajdi Dokoli, ka pretenduar se në asnjë moment nuk ka marë pjesë në këtë krim të rëndë. Madje ai tregoi se s’ka pasur njohje dhe shoqëri me të pandehurit e tjerë, si Florenc Çapja, Ardjan Çapja, Jorgo Lekun dhe dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces.

Dokoli ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, duke përjashtuar se ka pasur shoqëri apo njohje me personat e tjerë bashkë të pandehur në këtë proces gjyqësor.

Por ndryshe nga sa pretendoi Dokoli, rezulton se në një postim të datës 22 qershor 2013 në profilin e tij në “Facebook”, i pandehuri shfaqet në një foto me Florenc Çapjan dhe Ardit Sinakollin.

I pandehuri mohoi dhe njohjen me Ardjan Çapjan, duke pretenduar se këtë person e kishte parë për herë të parë në një emision televiziv, ku është publikuar fotoja e tij me kryeministrin, Edi Rama.

Ndërsa emrin e Florenc Çapjas, e kishte parë për herë të parë në një dokument, gjatë periudhës kur punonte tek kolaudimi i makinave duke mohuar se e kishte parë ndonjerë si fytyrë.

Sipas prokurorisë SPAK, Dokoli konsiderohet si lidhje shoqërore e Çapjave dhe emri i tij, ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, i cili u ka treguar prokurorëve se pjesë e skuadrës se vrasjes të babë e bir, ka qenë dhe i riu, Klajdi Dokoli.

Lexo edhe :  Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

Ndërsa sipas Bardhit, Dokoli ka mbajtur rolin e vezhguesit të banesës së dy viktimave. Por në dëshminë e tij në gjykatë, Dokoli ka pohuar se nuk ka njihur asnjë nga viktimat. Në rrëfimin e dhënë mesditën e sotme në gjykatë, i pandehuri Dokoli, u ankua se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe jeta e tij ka qenë e lidhur shumë me spitalet.

Madje ai i kërkoi gjykatës disa minuta pushim, pasi realisht nuk e ndjente veten mirë. Pritet që në seancën e rradhës, procesi ndaj 6 pandehurve të hyjë në fazën e shqyrtimit të provave shkresore.

 

Të fundit

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

Lajme të tjera

Web TV