Heqja e taksës, Haradinaj: Kurti nuk u votua që të kthejnë Serbinë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili njëherësh është dhe kreu i AAK-së, deklaroi se taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të hiqet.

Në një intervistë për “Telegraf”, Haradinaj tha se qytetarët nuk kanë votuar Kurtin dhe Osmanin që të kthejnë Serbinë në Kosovë.

“Qytetarët nuk e kanë votuar Kurtin e Osmanin që ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Taksa e ka sjellë Kosovën në peshën që ka. Taksa duhet të hiqet në kontratë finale me njohje jo më herët. Sa më shumë që e kërkon Amerika dhe Evropa heqjen e taksës, kësaj teme i rritet vlera.

Është gabim me ofrua reciprocitet. Ky është Axhamillëk total i Kurtit si mungesë e analizës së thellë. Kurti në vend që me kërkua negocim të vazhdueshëm se përse mu heq taksa, ai ka thënë se do ta bëjë reciprocitetin. Ne kemi me punuar që mos të lejojmë heqjen e taksës, çdo gjë që na lejon demokracia dhe kushtetua do ta bëjmë”, tha Haradinaj.

Ish-kryeministri foli edhe për dialogun, ku bëri të ditur se në vitin 2017, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogeherini ia kishte ndërprerë konferencën e përbashkët për media prej shkakut që ai kishte kërkuar përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë.

Të fundit

Berisha s’i ndahet Altin Dumanit: Mashtrues i rangut të lartë, mbron vjedhjen e votës

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij...

Rekord botëror/ Qyteti ku për një vit, nuk ka ndodhur asnjë vdekje nga aksidentet

Helsinki nuk ka shënuar asnjë vdekje në aksidente rrugore në 12 muajt e fundit. Ky është një rekord botëror që ka shënuar kryeqyteti finlandez,...

Sot feston ditëlindjen Barack Obama, presidenti i 44 i ShBA-ve dhe nobelisti për Paqe

Sot feston ditëlindjen presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Barack Obama, njëri prej figurave...

VIDEO/ Momenti kur shpërthen vullkani në Rusi, për herë të parë në 600 vjet

Disa pamje mahnitëse kanë kapur momentin kur një vullkan në Rusi shpërtheu në mënyrë dramatike për herë të parë në 600 vjet. Vullkani Krasheninnikov shpërtheu...

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë vit”, ka ardhur një reagim...

Lajme të tjera

Web TV