Fevziu: Nexhmija nuk kishte frikë nga Enveri, ishte si Elena Çaushesku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu ka folur në lidhje me vdekjen e Nexhmije Hoxhës. Ai komentoi së pari rolin që ka pasur Nexhmija te bashkëshorti i saj Enver Hoxha. Sipas gazetarit, ka dyshime rreth ndikimi të saj te Enveri.

Lidhur me një mendim të shprehur nga Isuf Kalo në librin e tij për Enver Hoxhën, se Nexhmija e kishte frikë bashkëshortin, shprehu një tjetër qëndrim. Ai tha se kjo gjë nuk rezulton të jetë e shkruar në dokumenta. Megjithatë, ai tha se Nexhmija në kujtimet e saj justifikonte veprimet e Enver Hoxhës.

Nexhmie Hoxha nuk ka qenë vetëm bashkëshortja, por edhe drejtuese në partinë komuniste. Natyrisht atë e asiocojnë më shumë me rolin e të shoqit pas vitit 1973. Është pikërisht koha kur brenda Partisë së Punës fillojnë spastrimet. Në këtë rol ka gjithmonë dyshime në lidhje me rolin e Nexhmije Hoxhës. Është  e vështirë të gjesh dokumenta të shkruara, pasi bisedat burrë grua nuk bëhen me dokumenta. Ka autorë të ndryshëm që thonë se ajo ka pasur ndikim, ka të tjerë që thonë se nuk ka pasur.

 Nuk më rezulton askund në dokumentat që unë kam lexuar, që Nexhmija kishte frikë nga Enveri. Unë nuk e kam njohur në këtë aspekt. Unë e njoh nëpërmjet dokumentave dhe nuk ka asnjë thyerje në raport me Enver Hoxhën. Ajo ka qenë e pranishme në çdo vendim politik të Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha i ngjante më shumë rolit që ka pasur Elena Çaushesku, që kishte një ndikim publik. Kujtimet e saj vazhdimisht kanë justifikuar krimet e Enver Hoxhës”. Blendi Fevziu në studion e lajmeve të Ora News.

Të fundit

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Lajme të tjera

Web TV