Koronavirusi nuk ka të ndalur, ku numri i të infektuarve vazhdon të rritet. Kështu në Itali nga 400 raste të regjistruara mbrëmë, ditën e sotme numërohen 456.
Rasti i parë u regjistrua edhe në Puglia. Sipas mediave italiane një burrë 43 vjeç është infektuar, ndërsa në Taranto janë mbyllur shkollat.
Sipas të dhënave të përditësuara theksohet se ekzistojnë 456 infeksione në 12 rajone: 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, 3 në Marche, 2 në Toscana, 1 në Tyrol Jug, 1 në Puglia, shkruan La Republica.