287,000 euro operacione plastike? Kryemadhi: Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e së enjtejes në “Opinion”. Ndër të tjera ajo ka mohuar akuzën e çuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, për 287 mijë euro shpenzime për trajtime estetike në një klinikë në San Marino.

“Edhe seksin ta kisha ndryshuar nuk do kisha paguar kaq shumë lekë…”, kështu u shpreh Kryemadhi. Përgjigja e shkurtër erdhi pasi gazetari Blendi Fevziu e pyeti se çfarë ndërhyrjesh kishte bërë.

Më tej, ajo tregoi se në klinikën private ka bërë ndërhyrje për zemrën dhe kancerin e qafës së mitrës. Sipas Monika Kryemadhit, të dhënat e depozituara nga avokati kanë kode bankare që i përkasin një servisi në Romë dhe jo spitalit në San Marino.

Kryemadhi: Zoti Fevziu, ju jeni çun Tirone dhe të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë.

Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.

Fevziu: Ju nuk qenë në atë klinikë?

Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë…

Fevziu: Në datën që flitet?

Kryemadhi: Absolutisht! Është përdorur swifti  i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një swift tjetër.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV