Aldo Bare ‘në duart’ e Gjykatës së Lartë, dosja në shqyrtim pas 5 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë vite pasi Kushtetuesja e ktheu çështjen për rigjykim, gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj ndaj Aldo Bares, ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, i cili prej vitesh po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Seanca është caktuar të zhvillohet më datë 25 tetor dhe kolegji penal do ta shqyrtojë dosjen ne dhomë këshillimi, për të vendosur nëse ka vend ose jo për t’u kaluar në seancë plenare. Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e Gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, përderisa gjeti shkelje të rënda proceduriale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë. Fletët e kësaj dosje do të rihapen për pak javë dhe kolegji penal do të vendosë për fatin e ish kreut të bandës së Lushnjes. Aldo Bare ndërkohë, është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. ai është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

Aldo Bare, ish oficer i forcave speciale e krijoi bandën kriminale, për të ekzekutuar të gjithë kundërshtarët që i vranë vëllanë Ramadan Shkurti. Nga banda famëkeqe nën urdhrat e Bares u ekzekutuan shumë persona, mes tyre dhe Artur Daja kundërshtar i përbetuar i ish efektivit të repartit të Briskut.

Aldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë.

Të fundit

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10,...

Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit...

Kush është Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Formalizimi i tregut bujqësor e blegtoral, bllokohen 94 tonë produkte gjatë kontrolleve

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Lajmi u...

Lajme të tjera

Web TV