Ngjarje epokale në Tiranë/ Zjarrfikësit shpëtojnë macen e ngecur në pemë. Shikoni videon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Të premten në Tiranë ndodhi një ngjarje që nuk e teproj të them se ka fuqinë e ndarjes epokale në Shqipëri. Në një vend kur kafsha është keqtrajtuar rregullisht dhe është vrarë po aq rregullisht ndodhi përmbysja. Isha rastësisht dëshmitar i një veprimi që nëse nuk do ta filmoja pak do besohej. Një skuadrilje zjarrfiksash shpëtuan një mace që kishte ngecur në pemë. Po, po, e lexuat mirë. Makina e zjarrfikses me shkallaren 20 metra të gjatë, tre punonjës zjarrfiksa që për 10 minuta u morën me të, arritën të kapnin macen dhe ta ulnin në tokë. Në një rrugicë përballë ish-hotel “Diplomat 1”, një zonjë kishte marrë në telefon e alarmuar numrin 128. “Alo, zjarrfikësja? Më ka ngecur macja në pemë. Kërkoj ndihmën tuaj!”. Sigurisht që kjo kërkesë, në traditën e shoqërisë sonë futet në telefonatat e çmendura dhe të bezdisshme. Ankesa më e zakonshme në këtë vendin tonë ëhstë: Zjarrfiksja erdhi me vonesa, prandaj ndodhi fatkeqësia. Por, jo. E morën me shumë seriozitet zjarrfikësit. Ndezën makinën dhe sirenën dhe për pak minuta mbërritën në vendngjarje. Një vendngjarje vërtetë të rrallë për tu shkruar në librat e shërbimit dhe komunikatet e ditës. Skena ishte pothuajse surreale. Një shkallare që ngjitej e ngjitej si ashensor dhe bashkë me të edhe një nga punonjësit me uniformë. Macka që mjaulliste dukej që me gjuhën e saj kërkonte ndihmë. Vetëm në pak minuta macja u shkëput nga zjarrfikësi i aprë, por jo nga i dyti. Ra në duart e tij dhe shpëtoi mrekulliusht. “Heroi” mori bravon e kureshtarëve dhe timen gjithashtu me një filmim të papërgatitur. Mu kujtuan sa e sa ngjarje që kam mbuluar si gazetar. Sa e sa operacione live të policisë me arrestime dhe përplasje me armë. Por, si kjo kurrë nuk më kishte ndodhur. Vërtetë është një ngjarje e vockël fare, por që tregon kaq shumë. U shpëtua vërtetë një mackë, por pikërisht kjo është një ndarje epokale për ne shqiptarët. Shoqëria jonë ka nisur të ndryshojë. Jo vetëm nuk i vret më kafshët si dikur, por i shpëton ato, edhe me shkallaren e zjarrfikësve. Bravo zjarrfikësit e Tiranës! Është mbyllur një epokë dhe ka nisur një tjetër.

Lexo edhe :  “Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

Të fundit

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Qipro, dy persona humbin jetën, gjenden të djegur brenda automjetit të shkrumbuar

Dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti të shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë rajonin jugor të Qipros. Mediat e huaja raportojnë...

Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi 160 vende të lira pune, paga 1 milionë lekë

“Bashkia Shijak, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, ka hapur 160 vende të reja pune për muajin Korrik” – njofton kryebashkiaku i Shijakut Elton...

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nuk jam raciste, po mbrojmë qytetërimin tonë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zgjedhur nga revista amerikane TIME për të qenë në kopertinën e numrit të saj më të fundit. Artikulli shoqërues mban...

Lajme të tjera

Web TV