Amnezi apo imoralitet politik?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Kudo që ta çosh telekomandën e televizorit kohët e fundit, në çdo kanal televiziv përmendet skandali i lobimit të PD në SHBA me para ruse. Çështje kjo së cilës PD po përpiqet ti largohet gjithmonë e më shumë, me pretendimin se s’di asgjë për të. Çuditërisht të gjithë nuk kanë asnjë dijeni për këtë që ka ndodhur. Frikacakë dhe gënjeshtarë të pandreqshëm.

Para pak ditësh për këtë skandal me kompani offshore dhe para të dyshimta, z.Berisha sulmoi ish-birin e tij politik në media. Jo vetëm kaq, por hoqi edhe veten mënjanë dhe iu shmang çdo përgjegjësie duke i lënë barrën e fajit ish-kryetarit të PD. Më ka mashtruar Lulzim Basha tha. Kjo fjali nuk ka se si mos të të lerë me gojë hapur. Nëse bëjmë një analizë të mashtrimeve ndër vite nga këta dy politikanë, Lulzim Basha nuk është aspak rasti ku nxënësi ja kalon mësuesit. Lulzimi nuk shquhet as për pjekuri politike, as për dinakëri të rafinuar dhe as për aftësi manipuluese, e aq më tepër që t’ia hedhë Belzebubit të politikës shqiptare.

Ndërkohë po të kthehemi pas në 2019 deklaratat e z.Berisha bien në kundërshtim të plotë me këto që thotë sot. Çfarë emri ti vemë kësaj?

Mashtrimi dhe pafytyrësia janë shndërruar në norma në politikën shqiptare. Këta politikanë prej vitesh kanë mashtruar, sulmuar e fyer njëri-tjetrin dhe në fund kanë shtrënguar duart. Ilir Meta njëherë kundër Sali Berishës, njëherë në aleancë për të qeverisur bashkë. Edi Rama, njëherë kundërshtar i Ilir Metës, njëherë në qeveri me të. Lulzim Basha njëherë kundër Ramës e njëherë në qeveri teknike me të.

Lexo edhe :  Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

Njëri shfaqet si shpëtimtar i zbritur në Tokë për të shpëtuar popullin nga regjimi imagjinar, tjetri shfaqet si shpëtimtar që populli e ka kërkuar për ti kthyer lirinë dhe i fundit shfaqet si alternativa më e mirë në historinë e Shqipërisë për të qeverisur këtë popull. E ndërsa i katërti shfaqet si triumfator që nuk ka njohur asnjë humbje në jetën e tij.

Sapo interesi preket fillon lumi i fyerjeve dhe akuzave, kur interesat përputhen këta politikanë ulen dhe shtrëngojnë duart. Njëherë kështu, njëherë ashtu, kjo është një tallje e madhe që i është bërë dhe i bëhet sistematikisht popullit shqiptar. Në fund të gjithë këta, kur e do puna ulen në tavolinë për të kopsitur pazaret e radhës. Populli si gjithmonë vuan pasojat e pazareve të politikanëve tanë, përfundon i braktisur dhe i tradhëtuar nga ata që votohen për ti siguruar një të ardhme më të mirë.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV