Pse shumë statuja të lashta kanë hundë të thyer?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni vizituar ndonjëherë një muze, me siguri keni vënë re se një nga tiparet e përbashkëta të skulpturave është fakti se shumicave u mungojnë hundët — ato që i mungojnë zakonisht janë të thyera në gjysmë ose të copëtuara. Kjo vihet re në të gjitha kulturat dhe periudhat kohore të historisë antike.

Nuk është aspak një veçori e kufizuar në skulptura të ndonjë kulture apo epoke të veçantë. Madje edhe hunda e Sfinksit të Madh, në Piramidat e Gizës në Egjipt, dihet se mungon. Dhe nëse keni vënë re diçka të tillë, me siguri keni pyetur veten: “Çfarë ka ndodhur me hundën?”

The bust of an Egyptian official dating from the 4th century BC.

Është e vërtetë që disa skulptura të lashta u ndryshuan qëllimisht nga njerëzit në periudha të ndryshme për arsye të ndryshme. Për shembull, sipas mentalfloss.com, ekziston një kokë mermeri greke e perëndeshës Afërditë nga shekulli i parë pas Krishtit, e cila u zbulua në Agora Athinase.

Mund të thuash që kjo kokë e veçantë prej mermeri u vandalizua në një moment me qëllim nga të krishterët, sepse ata gdhendën një kryq në ballin e perëndeshës. Kjo kokë mermeri, megjithatë, është një rast që nuk është përfaqësues i shumicës së skulpturave antike të cilave u mungon hunda.

Statue of pharaoh Senwosret III, who ruled in the 2nd century BC
Për shumicën dërrmuese të skulpturave antike që u mungojnë hundët, arsyeja e mungesës së tyre nuk ka të bëjë absolutisht me njerëzit. Në vend të kësaj, arsyeja e mungesës së hundës ka të bëjë thjesht me konsumimin natyral që skulptura ka pësuar me kalimin e kohës.

Fakti është se skulpturat e lashta janë mijëra vjet të vjetra dhe të gjitha kanë pësuar konsumim të konsiderueshëm natyror me kalimin e kohës. Statujat që shohim sot në muze janë pothuajse gjithmonë të goditura dhe të dëmtuara nga koha dhe ekspozimi ndaj elementeve.

Lexo edhe :  22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Ancient Investigations - More than meets the eye! a Tuwita: "@artsy Why do  so many Ancient Egyptian Statues have broken noses? Blue hair, broken noses,  swollen cheeks, discoloured lips on #ancient #Egyptian #

Pjesët e skulpturave që dalin jashtë, të tilla si hunda, duart, kokat dhe shtojcat e tjera, janë pothuajse gjithmonë pjesët e para që thyhen, ndërsa pjesët e tjera që janë të lidhura më fort, si këmbët dhe bustët, në përgjithësi kanë më shumë gjasa të mbeten të paprekura.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV