VIDEO/ Kaos te Interi, dy zëvendësime në minutën e 30-të dhe tërbimi i Bastonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo qe ndodhi ne pjesen e pare, ne minuten e 30-te te ndeshjes eshte historike te Interi! Kurre nuk kishte ndodhur qe trajneri i Interit te zevendesonte dy futbolliste direkt jo per demtim por zgjedhje teknike…

Alessandro Bastoni u tërbua dukshëm pasi u zevendesua nga Simone Inzaghi në pjesën e parë të ndeshjes dhe madje kur duheshin edhe 15 minuta loje! Trajneri i zikalterve vendosi të zëvendësojë Henrikh Mkhitaryan dhe Bastonin në minutën e 30 të pjesës së parë në Dacia Arena, duke i zëvendësuar respektivisht me Roberto Gagliardini dhe Federico Dimarco.

Të dy lojtarët morën nga një karton të verdhë në 21 minutat e para, por ndryshimi i dyfishtë ishte cmenduri e pa parë ne fushat e futbollit. Siç theksohet nga DAZN, Bastoni në veçanti u zemërua pasi u hoq nga fusha nga Inzaghi, duke goditur disa herë vendin perpara tij ne pankinë.

Shoku i skuadrës Robin Gosens u përpoq ta qetësonte duke komentuar se po e shikonin reagimin e tij. “Qetesohu, qetesohu! Po na shohin te gjithe”, ishin fjalet e gjermanit. Prane tij u ul dhe Mkhitaryan disa sekonda me vone…

Ishte ndëshkimi i parë i qendërmbrojtësit italian 23-vjeçar në sezonin e Serisë A dhe ai qartësisht nuk ishte i impresionuar me veprimet e kujdesshme të Inzaghit. Ai është një pjesë kyçe e mbrojtjes zikaltër bashkë me Skriniar dhe De Vrij.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV