Futbolli i kampionateve do të largohet për disa ditë, pasi do të rikthehet Liga e Kombeve.
Këto do të jenë ndeshjet e fundit të kombëtareve përpara nisjes së Botërorit në 20 Nëntor, dhe kombëtaret do të përpiqen të tregojnë “muskujt”.
Kampionatet do të kthehen në 2 Tetor.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
Në Francë, titulli i L’Equipe i kushtohet kombëtares francez së futbollit dhe problemeve që ajo sjell në kuadër të Kupës së Botës: “Në klasën e biznesit”. Lëndimet, rasti Pogba, rishikimi i marrëveshjes për të drejtat e imazhit nën presionin e lojtarëve, të gjitha kto po e irritojnë presidentin Noel Le Graet. Me pak fjalë, kampionët e botës, dy muaj larg Katarit, nuk po shkojnë mirë, dhe po kalojnë një periudhë të vështirë.
La Gazzetta dello Sport fokusohet në momentin delikat të Interit dhe Juventusit dhe stolave të tyre përkatëse. “Interi është me mua”, titulli kryesor kushtuar zikaltërve dhe pozicioni i Simone Inzaghit,i cili mendon për kundërmasa për t’u rikuperuar nga momenti i vështirë dhe ripohon se skuadra është e bashkuar dhe e ndjek atë. Sa i përket Allegrit, besimi në kohë është ajo që i jep klubi i Juventusit.
Corriere dello Sport në vend të kësaj merr si titull kryesor fjalët e Roberto Mancinit, trajnerit të Kombëtares, para angazhimit të dyfishtë të Ligës së Kombeve: “Ka vetëm Ciro”, shprehet ai duke folur për situatën shqetësuese të sulmuesve italianë. Immobile është i vetmi sulmues italian në ekipet e Serie A të një niveli të caktuar.
“#Allegriout? 80 milionë!” është titulli i torinezes Tuttosport. Kjo është shuma e çmendur që bardhezinjtë do të paguanin në total në rast të përjashtimit të trajnerit.
“Familja më e lumtur” ka shkruar gazeta madrilene AS. Kombëtarja spanjolle e basketbollit feston titullin e saj në WiZink Center para 8000 tifozëve.
Katalanasja Mundo Deportivo hapet me titullin: “Ata ndjekin Asension”. Barça e vëmendshme ndaj lojtarit të Madridit, lojtari pëlqehet për shkak të moshës së tij (26), cilësisë dhe shkathtësisë.
“7-të madhështore e Xavit” shkruan Sport. Pedri, Gavi, Koundé, Lewandowski, Ter Stegen, Araujo dhe Dembélé formojnë bazën e Barçës. Në vetëm tetë ndeshje, trajneri tashmë e ka shumë të qartë se cilët lojtarë janë thelbësorë në projektin e tij.