Lewandowski ngre polemika: ‘Topi i Artë’ me Barçën është më i thjeshtë sesa me Bayernin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Lewandowski po shënon njësoj si deri sezonin e kaluar te Bayern Munich.

Pavarësisht se ndryshoi klubin, u transferua te Barcelona, polaku e ka ruajtur nuhatjen për golin njësoj, në mos më shumë. Kjo tregon se t’i tundë rrjetat kundërshtare është në AND e tij.

Lumturinë e tij për këtë start kaq pozitiv në “Camp Nou” e shpreh edhe në këtë rrëfim të fundit: “Tifozët? “Nuk e prisja që tifozët e Barçës të fillonin të më këndonin këngë në ‘Camp Nou’. Kjo më bën të ndihem sikur kam qenë te Barcelona për një kohë të gjatë”.

Bomberi polak tha se nënshkrimi për Barçën i dha një shtytje tjetër në karrierë: “Më nxiti vetëvlerësimin. E dija që duhej të bëja diferencën, të ndikoja në rezultatet e ndeshjeve dhe nuk kisha frikë nga ky rol. Jam shumë krenar për veten time.

E di që Barcelona është skuadra ku më së shumti lojtarë kanë fituar ‘Topin e Artë’. Unë mendoj se rruga drejt ‘Topit të Artë’ është më e shkurtër nga Barça sesa nga Bayerni”.

Lewandowski është i lumtur për të rinjtë përreth tij: “Pedri, Gavi, Ansu, Ferran… Sasia e talentit kaq të madh në një skuadër është e jashtëzakonshme. Ata kanë kaq shumë talent, janë gjithmonë të gatshëm të flasin dhe nuk kanë turp të bëjnë pyetje. Unë ndaj njohuritë e mia me ta. Mund të shoh tek ata të gjithë potencialin dhe sa shpejt po rriten. Te Barcelona kemi potencial të madh”.

Polaku foli edhe për dallimet mes La Liga dhe Bundesliga: “Në La Liga ka disa ndeshje të bezdisshme, sepse skuadra të ndryshme luajnë shumë në mbrojtje, si Elche. Ishte e vështirë për ne, sepse Elche ishte pozicionuar shumë mirë në mbrojtje. Fatmirësisht shënova dy gola dhe fituam. Bundesliga është më fizike. Në Spanjë ka shumë skuadra që përpiqen dhe duan të luajnë një stil të veçantë futbolli”.

Të fundit

Gomari lëshohet në zipline në Dagestan, pamjet bëhen virale

Në një incident të çuditshëm në Republikën e Dagestanit të Rusisë, guidat turistike e dërguan një gomar poshtë një...

“Nëndetëset-dron”, Britania ngre alarmin për rrezikun e ri të kontrabandës së kokainës

Autoritetet britanike druajnë se bandat kriminale mund të kenë filluar të përdorin nëndetëse të telekomanduara, të njohura si “narko nëndetëse” për të futur kokainë...

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit...

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 në bujqësi. Për herë...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

Lajme të tjera

Web TV