Vazhdojnë të dalin detaje rreth polemikave mbi familjen Pogba. Tani është zbuluar se çfarë u tha Paul Pogba atyre që përpiqeshin t’a zhvasnin.
Vëllai i tij Mathias është arrestuar dhe është lënë në paraburgim për aktet e dyshuara ndaj lojtarit të Juventusit.
‘Le Monde’ tregon një deklaratë të bërë nga Paul Pogba në gusht. Futbollisti detajoi se çfarë ndodhi natën e 19 marsit, teksa po stërvitej me kombëtaren franceze në Clairefontaine.
Pas një dite pushimi, lojtari po përgatitej të kthehej rreth mesnatës kur miqtë e çuan në një apartament në Chanteloup-en-Brie. Ai ka qëndruar aty deri në orën 04:00, me celularin e fikur dhe të konfiskuar.
Dy persona me kapuç, të veshur me jelek antiplumb dhe të armatosur rëndë, i drejtuan armët futbollistit.
“Isha i frikësuar”, kujton ai. “Të dy djemtë më drejtuan armët. Papritur, duke u veçuar kështu nën kërcënim, u thashë se do të paguaja.
“Ata bërtisnin: ‘Hesht, shiko poshtë’”, u tha Pogba hetuesve të çështjes. Në atë moment u kërkua një pagesë prej 13 milionë eurosh, tre prej tyre në para të gatshme, si pagesë mbrojtëse.
“Një nga dy personat me kapuç i foli Roushdane (vëllait të Pogba) në vesh. Kur ata u larguan, Roushdane më tha se duhet t’i paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”, thotë francezi.
Pogba përfundoi duke bërë pagesën, megjithëse dyshimet e bankës së tij penguan shantazhuesit që të paguhen.